TB
TBLG MAGAZINE admin · February 19, 2026 · Uncategorized

“ZARF I ZI në BBV! Mateo sulmon Rogertin me hollues pitesh – produksioni merr vendimin e papritur! (Video)”

Një tjetër situatë e tensionuar ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku protagonistë janë sërish Mateo dhe Rogerti.

Gjatë një momenti nervozizmi, Mateo është parë me një shkop në dorë, teksa përpiqej ta mbante larg Rogertin. Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, shihet qartë se Mateo e godet vetëm çarçafin/rrobat pranë Rogertit me shkop, pa pasur kontakt fizik direkt me trupin e tij.

 

 

Megjithatë, situata merr një kthesë të çuditshme në sekondat pasuese. Rogerti shtrihet menjëherë në tokë, duke krijuar përshtypjen sikur Mateo e ka kapur ose goditur në këmbë. Por nga pamjet e videos duket se nuk ka pasur asnjë prekje fizike mes tyre.

 

Kjo ka nxitur reagime të shumta nga publiku, ku një pjesë e ndjekësve e konsiderojnë veprimin e Rogertit si të ekzagjeruar apo të qëllimshëm për ta dramatizuar situatën, ndërsa të tjerë kërkojnë ndërhyrjen e produksionit për sqarim dhe vendosje masash

 

Ngjarja mbetet ende e paqartë dhe pritet të shihet nëse Vëllai i Madh do ta trajtojë këtë moment si thyerje rregullash apo thjesht si një keqkuptim që u fry artificialisht.

Related Articles