Tareku dhe Emre ulen jashtë natën për të biseduar me njëri-tjetrin dhe për të kaluar pak kohë së bashku si vëllezër, ndërkohë që Meltem po përgatitet ta kalojë natën me Tarekun.
Kur Tareku përfundon bisedën, Meltem shfaqet para tij dhe e thërret në dhomë. Tareku i thotë se nuk mundet, sepse do të punojë në zyrë. Të nesërmen, Sella vëren se Tareku nuk ndodhet në dhomën e saj dhe shkon fshehurazi te dhoma e Meltemit për të parë nëse ai është aty. Meltem del para saj dhe fillon ta provokojë.
Sella vazhdon të këmbëngulë që të kontrollojë nëse Tareku është brenda, por Meltem ende nuk e lejon, deri në momentin kur vjen vjehrra e saj dhe Meltem nis të aktrojë. Ajo e lejon Sellën të hyjë brenda dhe ta ulë pranë saj, por Sella ndihet shumë në siklet.
Nga ana tjetër, Bora është e ftuar për darkë në shtëpinë e Zejnepit dhe aty ajo flet për dëshirën e saj për ta bërë vjehrrën gjyshe.
Bora thotë se do të donte të kishte fëmijë dhe ta bënte Hyljan gjyshe. Hylja emocionohet nga këto fjalë dhe thotë se nuk ka dashur të ndërhyjë në jetën e tyre, edhe pse e ka dëshiruar shumë të bëhej gjyshe. Ndërsa Zejnepi e shikon me lot në sy, duke e ditur faktin se tashmë Hylja do të bëhet gjyshe.
Arzu flet me Tarekun për Sellën dhe i thotë se për sa kohë ajo vajzë të qëndrojë në atë shtëpi, asgjë nuk do të rregullohet. Sella e dëgjon rastësisht bisedën e tyre, ndërsa Tareku e merr Sellën dhe largohet me të.