Një incident i vogël, por që ka shkaktuar të qeshura të shumta, ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP Albania, Londrimi dhe Klodi.
Dita ka nisur me shumë energji për dy djemtë, të cilët janë parë duke lëvizur së bashku në ambientet e shtëpisë, mes shakasë dhe lojës. Por, gjatë një momenti nxitimi, Londrimi aksidentalisht i ka përplasur kokën Klodit pas derës.
Edhe pse situata mund të dukej e dhimbshme në fillim, Klodi e ka marrë gjithçka me sportivitet dhe humor. Menjëherë pas goditjes, ai ka nisur të thërrasë me shaka “Vëllain e Madh”, duke e kthyer momentin në një skenë komike që argëtoi banorët dhe publikun
Momente të tilla vazhdojnë të sjellin atmosferë pozitive në shtëpinë e Big Brother dhe të tregojnë marrëdhënien miqësore mes banorëve.