Teksa Selin dhe Gimbo po rrinin në qetësi në living, Rogerti sapo i shikon nis dhe sulmon banoren. Ai iu drejtua me fjalë të ashpra, ndërsa Selin nga ana e saj foli me qetësi dhe pa ofendime. Veprimi i tij agresiv perben nje tjeter ‘skandal’ per lojen e tij pasi dhuna e hapur verbale dhe ofendimet ne seri nuk mund te quhen me as ne kuader te lojes.
Sipas Rogertit, Selin është femër pavlerë, antivlera e femrës në “Big Brother”.
Banori i përmendi faktin që puthen në buzë me Gretën që e ka kunatë. Iu drejtua duke i thënë që t’i tregojë shqiptarëve se si krijohet një histori false me babain 46-vjeçar.
Pjesë nga debati:
Rogerti: Puth kunatën në buzë tani dhe je në terezi, tregoi shqiptarëve se si puthesh me kunata dhe si krijoni histori false me baba 46-vjeçarrë, marrina e ça krijon ti në trurin tënd. Flirtime me Dj Xuxukun, se ça i bën atij të shkretit, e ke fikur atë të shkretin.
Selin: Ok, super
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”
Rogerti: Nuk mund të vish ti këtu me atë bukurinë tënde për t’a fituar Big-un. Bigu do gjak, djersë dhe do burrneshë. E kishe burrneshë
Selin: E ti ça ke nga këto?
Rogerti: Ti nuk je burrneshë
Selin: Ti ça ke nga këto?
Rogerti: Gjakun e djersen i kam
Selin: Po burrëri s’ke, jo. Ok, burrneshën ma ke lënë mua
Rogerti: Ke për ta kuptuar burrërinë time. Burrëria ime është që je rritur që nga fillimi deri në fund, njësoj të njëjtat histori, që ishte për të mbështetur ty, për të shkuar në finale dhe për të fituar. Siç e lamë dakord bashkë. Je një femër total pavlerë
Selin: Po ndonjë gjë tjetër?
Rogerti: Ti je antivlera e femrës në Big Brother këtu. Shqiptarët gjithandej duhet t’a kuptojnë se ti nuk je ajo që shitesh për të qenë në Prime, finish.
Gjithsesi duket hapur se agresiviteti eshte strategjia e vetme e nje lojtari i cili mund te zgjidhte te fuste edhe pak humor ne kete loje, por si duket reagimi ZERO nga produksioni per agresivitetin e tij tegon se edhe kete rradhe produksioni do ta ‘vrase me pambuk’.