Një dinamikë e re dhe sfiduese ka nisur ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke vënë në provë vetëkontrollin dhe qëndrueshmërinë emocionale të banorëve.
Përmes një zarfi të dërguar nga produksioni, konkurrentët janë njohur me një sfidë të veçantë që do të zgjasë deri në “Prime” e së shtunës. Në ekranin qendror të shtëpisë është shfaqur një numërues mbrapsht (countdown), i cili do të qëndrojë aktiv për katër ditë rresht, duke paralajmëruar një surprizë që do të zbulohet në fund të tij.
Sipas njoftimit zyrtar, banorët duhet të përballen me një nga provat më të njohura të formatit: sfidën e mosreagimit. Kjo nënkupton se ata nuk duhet të shfaqin asnjë reagim, qoftë fizik apo emocional, pavarësisht situatave apo surprizave që mund të ndodhin brenda shtëpisë gjatë këtyre ditëve.
Në letrën e lexuar përpara banorëve, produksioni u shpreh qartë:
Banorë sot në ekranin e shtëpisë do të shfaqet një countdown, ky countdown do të jetë aktiv për 4 ditë me radhë, duke nisur nga sot deri në prime e së shtunës. Vëllai i madh ju bën me dije se fundi i këtij countdown do të sjellë një risi për të gjithë por edhe disa benefite për ju si banorë të këtij edicioni. Për t’i fituar këto benefite ju do të përballeni me sfidën e mosreagimeve, çfarë do që të hyjë këtu, nuk duhet të reagoni. Nëse e përmbushni me sukses secili prej jush do të fitojë një çmim. Countdown fillon tani. Suksese.”
Kjo sfidë është një nga mekanizmat më të përdorur në formatin e “Big Brother”, e cila zakonisht shoqërohet me hyrje të papritura, situata emocionale apo momente provokuese që testojnë durimin e banorëve deri në limit.
Mbetet për t’u parë se çfarë surprize do të sjellë përfundimi i këtij countdown-i dhe cilët prej banorëve do të arrijnë të ruajnë qetësinë për të përfituar shpërblimet e premtuara.