TB
TBLG MAGAZINE admin · April 10, 2026 · Uncategorized

“Një mbrëmje e jashtëzakonshme që i jep përgjigje çdo pyetje”/ Ja çfarë do të ndodhë nesër në Prime-n e BBV 5 !

Në llogarinë zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram” është publikuar video e promos së spektaklit të mbrëmjes së nesërme.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë 6 banorë, ku deri më tani vetëm Selin ka siguruar vendin si finalistja e parë e edicionit të pestë të reality show-t.

 

 

Ndërkohë mes Brikenës, Mateos, Shëndritit, Mirit dhe Rogertit është hapur një televotim për të zgjedhur 3 finalistët e tjerë.

Nesër gjatë Prime do të zbulohen finalistët e BBV 5 dhe kush nga banorët do të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

 

“Gjysmëfinalja po vjen!

Një mbrëmje e jashtëzakonshme që i jep përgjigje çdo pyetjeje.

Kush do të sigurojë vendin për në finalen e madhe?

Kush do të lërë shtëpinë kaq pranë ëndrrës?

Big Brother Vip, të shtunën ora 21:00, me Ledion Liçon në Top Channel”, shkruhet krahas videos së postuar në “Instagram

Related Articles