Prapaskenat që po rrethojnë “Big Brother VIP Kosova” po bëhen çdo ditë e më tronditëse, ndërsa vëmendja e të gjithëve është kthyer nga finalja e madhe që do të mbahet këtë të premte. Megjithatë, atmosfera festive e fundit të garës është mbuluar nga skandale dhe paralajmërime të forta që vijnë nga ish-banorët.
Labi, i cili pak kohë më parë publikoi një audio sekrete nga dhoma e rrëfimit, ka lëshuar një tjetër “bombë” në rrjetet sociale. Përmes një postimi që ka lënë ndjekësit pa fjalë, ai shkruan: “Miqtë e mi, ende nuk keni parë asgjë. Kësaj here do të jetë SHKATËRRUESE”. Ky paralajmërim lë të kuptohet se ai zotëron informacione që mund të dëmtojnë rëndë imazhin e formatit vetëm pak ditë para natës finale.