TB
TBLG MAGAZINE admin · February 16, 2026 · Uncategorized

Labi nuk ndalet/ fute në gjygje Olsa Muhametin (VIDEO)

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka reaguar ashpër ndaj produksionit të formatit, duke kërkuar publikimin e votave reale dhe transparencë të plotë për procesin e votimit.
Në një deklaratë publike, Rexha pretendon se ka siguruar mbi 60 mijë vota brenda një nate dhe thekson se posedon prova për këtë numër. Ai ka vendosur afat deri të hënën në ora 16:00 për publikimin e rezultateve reale, duke paralajmëruar se në të kundërtën do të ndjekë rrugë ligjore dhe do ta çojë çështjen edhe në instanca ndërkombëtare.
Rexha ka kundërshtuar veçanërisht organizimin e një raundi të dytë votimi me vetëm pesë vota për person, duke e cilësuar këtë si praktikë të paprecedentë në historinë e formatit dhe si një veprim që, sipas tij, cenon besimin e publikut.
Sa i përket debatit në studio, ai është shprehur se ka 30 vite karrierë artistike dhe respekton çdo koleg, por ka theksuar se respekti duhet të jetë i ndërsjellë dhe kritikat të jenë profesionale dhe të barabarta për të gjithë.
“Unë nuk jam këtu për të ofenduar askënd. Jam këtu për të kërkuar drejtësi, transparencë dhe respekt për publikun që më ka dhënë mbi 60.000 vota brenda një nate,” është shprehur ai, duke shtuar se ky edicion, sipas tij, nuk do të kishte të njëjtën peshë pa praninë e tij dhe të Albës.
Mbetet të shihet nëse produksioni do të reagojë publikisht ndaj këtyre pretendimeve dhe nëse çështja do të marrë rrugë ligjore.

Related Articles