Debatet dhe komentet për Brikenën kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku disa prej banorëve kanë diskutuar hapur për sjelljen dhe imazhin që ajo po paraqet në shtëpi
Në një bisedë mes Mirit, Rogertit, Juelës dhe Edisës, banorët komentuan mënyrën se si Brikena prezantohet në publik dhe pretendimet e saj për të qenë një vajzë tradicionale.
Edisa u shpreh se sipas saj, imazhi që Brikena përpiqet të krijojë nuk përputhet me mënyrën si vishet apo si sillet në shtëpi. Ajo tha se një vajzë që e konsideron veten tradicionale nuk do të paraqitej në atë mënyrë para kamerave.
Në bisedë ndërhyri edhe Rogerti, i cili deklaroi se sipas tij Brikena mund të ketë një lidhje jashtë shtëpisë. Edisa reagoi menjëherë duke thënë se edhe asaj i duket se mund të jetë e vërtetë.
Nga ana tjetër, Miri shtoi se Brikena, sipas tij, kishte bërë disa lëvizje para se të hynte në shtëpinë e reality show-t, ndërsa situata u komentua edhe nga Juela, e cila u shpreh se sipas saj disa gjëra “nuk përputhen”.
Biseda u bë edhe më e fortë kur Edisa e akuzoi Brikenën se po përpiqet të krijojë një imazh tjetër para kamerave dhe se, sipas saj, sjellja dhe deklaratat e saj nuk janë të njëjta.
Ndërkohë, komentet e banorëve kanë ndezur sërish diskutime mes ndjekësve të programit, të cilët prej ditësh po ndjekin me interes dinamikat dhe raportet mes banorëve të shtëpisë.