Një situatë e papritur dhe emocionuese ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania pas lajmit të lirimit të banorit Kristi Lamaj nga gara. Vendimi për përjashtimin e tij u shpall përmes një zarfi të zi, i lexuar para banorëve, ku u njoftua se “Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara” dhe se televotimi aktual do të anulohej.
Situata ka krijuar konfuzion dhe pikëpyetje të mëdha brenda shtëpisë. Banorët, të tronditur nga lajmi, kanë nisur menjëherë të lidhen pikat për arsyet e këtij vendimi.
Dyshimet kryesore kanë të bëjnë me një shkelje të mundshme të rregullores së formatit, ku supozohet se Kristi mund të ketë provuar ta kalojë murin rrethues të shtëpisë – një shkelje që ai thuhet se e ka tentuar edhe më parë.
Gjatë një bisede në oborr, Selina u shpreh e bindur se vendimi ishte i lidhur pikërisht me një shkelje të rregullores, ndërsa Juela ndau edhe detaje ndryshe nga sjellja e Kristit në ditët e fundit përpara largimit të tij. Shumë prej banorëve kanë mbetur të tronditur e të hutuar nga mënyra se si u zhvillua ngjarja, duke pritur sqarime të tjera
Për momentin, gjithçka mbetet në kuadër aludimesh, dhe e vërteta pritet të zbardhet vetëm nëse produksioni ose vetë Eljona dhe Klodi vendosin të reagojnë publikisht. Deri atëherë, kjo video vazhdon të mbajë rrjetin në tension maksimal.