Teksa Big Brother po i afrohet fundit, “Pamfleti” sjell detaje ekskluzive nga brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, që ‘hedhin dritë’ mbi disa nga misteret më të komentuara të formatit.
Sipas burimeve tona, Rogerti dhe Juela janë kushërinj, një fakt që nuk është zbuluar asnjëherë nga produksioni dhe që mund të ketë kaluar pa u hetuar me qëllim, ose të jetë pjesë e një skeme të mirë menduar për të ndikuar rrjedhën e lojës.
Një tjetër informacion ka të bëjë me “dajën” e Brikenës, që në fakt është i dashuri i saj në Kosovë. Burimet tona konfirmojnë se ai është një burrë i martuar dhe me fëmijë dhe gjatë një përplasjeje me banorin Mateo, ai ka prezantuar veten si daja. Ende nuk dihet nëse ka qenë personalisht ai që ka bërë kërcënimin, apo ka deleguar dikë tjetër për ta kryer.
Në lidhje me Selin Bollatin, mësohet se ajo është marrë nën menaxhim nga Ardit Gjebrea, për shkak të lidhjes së saj të mëparshme me njerëz të pushtetshëm në botën e medias. Kjo mbështetje ka bërë që Selin të ketë një rol të rëndësishëm brenda Big Brother, dhe sipas burimeve tona, madje është përcaktuar si një nga kandidatët më të mundshëm për fituese.
Gjithashtu, biondia bukuroshe ka qenë edhe imazh i “Storm”, pijes energjike e reklamuar nga Top Media, duke ngritur pikëpyetje mbi përzgjedhjen dhe paanshmërinë e formatit. Sipas informacioneve tona, pjesëmarrja e saj në këtë fushatë mund të ketë ndikuar në mënyrën se si ajo prezantohet brenda spektaklit.
Këto detaje tregojnë se rruga e banorëve brenda shtëpisë nuk është thjesht një lojë televizive, por shpesh përfshin strategji, mbështetje të jashtme dhe marrëdhënie të komplikuara personale që publiku nuk i sheh.