Pas një jave të mbushur me tensione të forta, debate të zjarrta dhe zhvillime që kanë tronditur jo pak atmosferën brenda shtëpisë, “Ferma VIP” po përgatitet për një tjetër natë spektakolare që pritet të mbajë publikun të gozhduar para ekranit. Ngjarjet e fundit kanë ndryshuar krejtësisht raportet mes banorëve, ndërsa situatat e krijuara kanë sjellë përplasje të forta dhe emocione të shumta.
Së fundmi, faqja zyrtare e formatit ka publikuar në rrjetet sociale promon përmbledhëse të spektaklit të radhës, duke ngritur menjëherë kureshtjen e ndjekësve. Në videon promovuese paralajmërohen zhvillime kyçe që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në vazhdimësinë e lojës dhe në marrëdhëniet mes konkurrentëve.
Në qendër të diskutimeve vazhdon të mbetet largimi i papritur i Adion Pukës, një ngjarje që duket se ka lënë gjurmë të forta te banorët dhe ka krijuar një atmosferë të tensionuar në fermë. Incidentet e bujshme të spektaklit të fundit kanë sjellë reagime të shumta edhe jashtë formatit, ndërsa publiku po ndjek me vëmendje çdo zhvillim të ri.
Vëmendja më e madhe është përqendruar te Fabjola Elezaj, e cila pas gjuhës së përdorur dhe deklaratave ofenduese të bëra pak ditë më parë, do të përballet me pasojat e veprimeve të saj. Sipas promos së publikuar, Agai ka marrë një vendim disiplinor ndaj saj, masë kjo që mund të ndikojë seriozisht në vazhdimin e rrugëtimit të saj në garë dhe madje të rrezikojë qëndrimin në “Ferma VIP”.