TB
TBLG MAGAZINE admin · February 26, 2026 · Uncategorized

SKANDAL/ Shpërthen dhuna brenda shtëpisë: Marko sulmon fizikisht Shëndritin, produksioni ndalon transmetimin! VJEN ZARF I ZI?!

Një përplasje e tensionuar ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku protagonistë kanë qenë Marko dhe Shëndriti, ndërsa shkak i konfliktit janë bërë… cigaret.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, gjithçka nisi në momentin kur Shëndriti i mori cigaret Markos dhe refuzonte t’ia kthente, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të këtij të fundit. Situata u përshkallëzua shpejt, duke kaluar nga debat verbal në përplasje fizike.

 

 

Në video shihet Marko tejet i irrituar, i cili çohet nga vendi dhe i afrohet Shëndritit. Ai e kap nga dora, ia hedh çakmakun në tokë dhe me tone të larta dëgjohet duke përsëritur disa herë:

“Këto janë cigaret e mia, vëlla! Këto janë cigaret e mia! Nuk mundesh me m’i marrë cigaret e mia!”

 

Tensioni ishte i dukshëm, ndërsa banorët e tjerë u afruan për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Për disa sekonda, debati mori përmasa fizike, duke shkaktuar shqetësim në shtëpi.

Ngjarja ka ndezur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e shohin reagimin e Markos si të tepruar dhe atyre që e konsiderojnë veprimin e Shëndritit si provokues.

 

Related Articles