Gara për finalen e Big Brother VIP Kosova ka hyrë në momentin më vendimtar dhe vëmendja është përqendruar te shpallja e finalistit të tretë.
Pas hapjes së votimit për finalist, rrjetet sociale janë mbushur me komente, reagime dhe sondazhe të ndryshme online, ku fansat kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për banorin që duan ta shohin në finale.
Sipas sondazheve online dhe analizës së komenteve të fansave, emri që po kryeson bindshëm për nga mbështetja është Londrimi. Ai rezulton me më shumë vota online krahasuar me banorët e tjerë në garë, duke u renditur si kandidati më i favorizuar për finalistin e tretë.
Megjithatë, sipas tendencës aktuale, sonte pritet që të shpallet Londrimi si finalisti i tretë i Big Brother VIP Kosova.
A do të përputhen rezultatet zyrtare me pritshmëritë e publikut? Përgjigjja pritet në prime.
