Alba flet për diskriminim: “Kur më bullizonin mua, pse nuk u mor parasysh?”
Ish-banorja ka reaguar së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngritur akuza për trajtim të padrejtë dhe standarde të dyfishta. Në mesazhin e saj, ajo shprehet se veprimet ndaj saj, të cilat i cilëson si bullizim, ofendime dhe përndjekje, nuk janë marrë seriozisht dhe nuk janë trajtuar njësoj si raste të tjera.
“E pse kur mua mi bënë ato veprime si bullizime, ofendime, përndjekje, nuk u morën parasysh?” – shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se është ndjerë e diskriminuar. Sipas saj, perceptimi ka qenë se ajo është “e fortë” dhe mund t’i përballojë situatat, ndërsa për persona të tjerë është reaguar ndryshe.
Alba përmend gjithashtu se ofendimi dhe bullizimi nuk duhet të relativizohen në varësi të personit ndaj të cilit drejtohen. “Ofendimi, bullizimi, banalitetet nuk marrin formë nga personi që i pëson, por nga personi që i bën pa marrë parasysh kujt ia bën”, thekson ajo.
Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e mbështesin dhe atyre që kanë një tjetër këndvështrim mbi situatën. Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar lidhur me pretendimet e ngritura.
Mesazhi i saj ka rikthyer debatin mbi mënyrën se si trajtohen rastet e bullizimit dhe mbi rëndësinë e reagimit të barabartë në çdo situatë.