TB
TBLG MAGAZINE admin · February 8, 2026 · Uncategorized

ZARF I ZI NË BBV / Rogerti humb kontrollin dhe godet Luizin (VIDEO)

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka sjellë menjëherë tensione të forta dhe një përplasje të drejtpërdrejtë me Rogertin, duke konfirmuar se “inati i vjetër” mes tyre është ende i gjallë.

Menjëherë pas uljes në tavolinë, Rogerti ka shpërthyer me ofendime të rënda personale ndaj fituesit të BBV2, duke e quajtur atë “zhuls”, “lojtar legen” dhe duke përmendur edhe akuza nga e kaluara, si bixhozi, në një përpjekje për ta provokuar dhe ulur figurën e tij përpara banorëve të tjerë

 

 

 

Përballë këtij agresiviteti verbal, Luizi ka zgjedhur një qasje krejt tjetër. Ai është treguar i qetë, duke qeshur dhe duke e injoruar pothuajse plotësisht Rogertin, një sjellje që duket se e ka acaruar edhe më shumë këtë të fundit.
Situata u bë edhe më e rëndë në momentin kur Rogerti përmendi bashkëshorten e Luizit, Kiarën, duke përdorur një gjuhë fyese dhe duke iu afruar fizikisht këngëtarit në një tentativë të dukshme intimidimi. Megjithatë, Luizi nuk reagoi me nerva. Me një qetësi absolute dhe pa u ngritur nga vendi, ai iu përgjigj shkurt:
Ulu se është turp.”

 

 

 

Kjo fjali e thënë me ton të ftohtë duket se e çarmatosi Rogertin, ndërsa banorët e tjerë mbetën të habitur nga mënyra se si Luizi e menaxhoi përplasjen pa ngritur zërin apo tensionin më tej.

Përballja e parë mes dyshes ka vendosur menjëherë tone të forta në shtëpi dhe pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikat e lojës në ditët në vijim

 

Related Articles