Në një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale, shihet Alba tejet e tensionuar duke debatuar me tone të larta me Benitën dhe Limin.
Sipas reagimeve të publikut, shkaku i konfliktit dyshohet të jetë xhelozia e Albës lidhur me afrimitetin e fundit mes Limit dhe Benitës, i cili duket se nuk është pritur aspak mirë prej saj
Situata përshkallëzohet për disa sekonda, ndërsa në pamje shihet edhe Labinoti që ndërhyn për t’i ndarë dhe për të qetësuar tensionin mes tyre.
Banorët e tjerë duken të habitur nga shpërthimi i radhës, ndërsa atmosfera në shtëpi mbetet e ngarkuar.
Momentet kanë ndezur menjëherë diskutime online, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe: disa mbështesin reagimin emocional të Albës, ndërsa të tjerë e konsiderojnë situatën një shenjë pasigurie dhe loje strategjike. Tensioni mes treshes pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikat e ditëve në vijim.