TB
TBLG MAGAZINE admin · February 9, 2026 · VIP

SONTE NË BIG BROTHER: Daja i Elijonës hyn për ballafaqim të drejtpërdrejtë mbi gënjeshtrat! (FOTO)

Në Prime-in e kaluar të Big Brother VIP Kosova, Elijona Blakaj ndau rrëfimin e saj të jetës, duke folur për vështirësitë që, sipas saj, i kishte përjetuar që në fëmijëri bashkë me vëllain.

Pas këtij momenti emocional, në studio erdhi edhe babai i saj si surprizë. Megjithatë, ajo që ngjalli reagimet më të forta ishte një koment publik i dajës së Elijonës, i cili hodhi akuza të rënda, duke pretenduar se ndaj motrës së tij ishte ushtruar dhunë.

Së fundmi, në rrjete sociale po qarkullon një story ku daja i saj, Valoni, shprehet i gatshëm për ballafaqim, me qëllim — sipas tij — të mbrojë motrën e vet dhe të sqarojë publikisht pretendimet.

Zhvillimet e mëtejshme pritet të bëhen të qarta sonte gjatë Prime-it.

Më poshtë gjeni story-n e publikuar nga ai.

Related Articles