TB
TBLG MAGAZINE admin · January 26, 2026 · Blog

Përqafime dhe afrime të papritura: A u pajtua Alba me Limin?? (VIDEO)

Dyshja e shumëpërfolur e Big Brother VIP Kosova 4, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

 

Sipas pamjeve të fundit, ishte Limi ai që ia kërkoi Albës një përqafim, të cilin ajo e pranoi, duke shfaqur një lumturi të dukshme. Më pas, Limi nuk u përmbajt dhe shihet teksa e mban Albën në krahë, një moment që ka ngjallur reagime të shumta edhe nga banorët e tjerë, të cilët mbetën të befasuar nga afërsia e tyre.

Mbetet të shihet nëse ky pajtim do të çojë drejt një ribashkimi të mundshëm në ditët në vazhdim. Situata vjen vetëm pak ditë pasi Limi u distancua nga Dolce, me të cilën kishte pasur raporte të afërta, duke shtuar edhe më shumë tension dhe kuriozitet për jetën brenda shtëpisë.

Related Articles