Limi Hoti, duket se ka bërë një veprim surprizë brenda shtëpisë. Banori duket se i ka thene ‘bye bye’ marredhenies se tij me Dolcen e cila iken nga preferencat e Limit.
Ky i fundit e ka rikthyer vëmendjen te Alba Pollozhani, me të cilën kishte pasur më parë një marrëdhënie të afërt.
Pas tensioneve fillestare, Limi i ka kërkuar Albës një përqafim, të cilin ajo e ka pranuar me buzëqeshje, ndërsa më pas ai e ka marrë në krahë, duke krijuar dyshime për një rikthim të mundshëm të lidhjes.
Kjo situatë ka befasuar jo vetëm publikun, por edhe banorët e tjerë të shtëpisë, të cilët nuk prisnin që marrëdhënia mes Lim dhe Albës të rifillonte kaq shpejt pas periudhës së tensionuar.
Histori e mëparshme tregon se Limi dhe Alba kanë qenë bashkë për një kohë, por marrëdhënia e tyre u ndal pak para se Limi të hynte në Big Brother VIP. Fillimisht, ai u soll i ftohtë dhe distancues ndaj Albës, duke hapur një kapitull të ri me Dolcen, me të cilën krijoi një afrimitet të dukshëm brenda shtëpisë
Megjithatë, veprimet e fundit tregojnë se Limi mund të ketë ndryshuar mendje dhe po i jep një shans të ri historisë së tij me Albën, duke ngritur pesë dhe tensionin mes banorëve që ndjekin çdo lëvizje të tij.
Në rrjet qarkullojnë disa teori: Limi nuk heq dot dorë nga Alba, sado që i pëlqen të flirtojë.
Teoria tjetër është se Limi dhe Alba e kanë planifikuar të gjithën para se të hynin në shtëpinë e famshme.
Por, nuk përjashtohet as mundësia që të ketë ‘gisht’ autorja Olsa Muhameti.