Një moment i papritur ka ndezur rrjetin në “Big Brother VIP Kosova”, ku në pamjet e fundit shihet Limi Hoti duke e goditur Albën me një bluzë.
Videoja është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime të forta nga publiku, i cili po kërkon llogari nga produksioni për këtë situatë.
Shumë ndjekës kanë shpërthyer me komente duke thënë se ky veprim nuk duhet të kalohet pa ndëshkim, ndërsa disa të tjerë shkojnë edhe më tej, duke kërkuar largimin e Limit nga shtëpia e BBVK.
Ku është produksioni?”, “Duhet zarf i zi!”, “Kjo nuk është lojë!”, janë disa nga reagimet që po dominojnë në rrjet.
Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të reagojë dhe nëse kjo situatë do të sjellë masa ndaj Limit në orët në vijim.