TB
TBLG MAGAZINE admin · February 17, 2026 · VIP

Luiz Ejlli përfundon në burg, gjykata e lartë merr vendimin final

Situata ligjore e Luiz Ejllit ka marrë një drejtim të ri, duke rihapur kapitullin që dukej i mbyllur majin e kaluar.

Edhe pse fitoi pafajësinë në Gjykatën e Apelit në vitin 2025, Prokuroria nuk është tërhequr. Sipas burimeve nga JOQ, organi i akuzës e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të mëparshëm.

Në thelb të dosjes mbetet akuza për falsifikim dokumentesh dhe bashkëpunimi i pretenduar me Fatmir Avdurramanin, emër i njohur për drejtësinë italiane. Prokuroria insiston në rikthimin e dënimit me burg, duke argumentuar se provat janë të mjaftueshme.

Fati i këngëtarit tani varet nga shqyrtimi i gjyqtarit Sokol Binaj, i cili do të vendosë nëse vendimi i pafajësisë do të qëndrojë apo do të rrëzohet përfundimisht. /Prive By Liberta Spahiu

Related Articles