Marsi në Ujor shfaqet me energji të thellë që sfidon zakonet dhe mendësitë e vjetra. Nuk është luftëtar tradicional, por rebel i mendjes, duke nxit veprime që ndryshojnë rregullat e lojës. Ai kërkon liri dhe hapësirë, duke vënë në dyshim sigurinë dhe rutinën e zakonshme.
Nga 28 janari, bashkimi Mars-Pluton sjell tension mbi pushtetin. Dhuna ose kontrolli nuk shfaqen si shpërthime personale, por si transformime institucionale dhe kolektive. Këto ndikime shpesh shoqërohen me deklarata ideologjike, njoftime politike dhe lëvizje që kërkojnë përgjegjësi të plotë ose përplasje radikale.
Më 19 shkurt, sekstili Mars-Demeter i jep energji veprimit të qartë dhe publikut. Zemërimi dhe idetë marrin formë të dukshme, duke u shndërruar në mesazhe dhe mobilizime që prekin njerëz dhe audienca të gjera. Në plan personal, kjo periudhë sjell ndryshime në pamje, sjellje dhe rolet e përditshme.
Më 22 shkurt, sekstili Mars-Kiron nxjerr në pah lidhjet me të kaluarën dhe kujtesën kolektive, duke kërkuar balancim mes rrënjëve historike dhe vullnetit të lirë.